Të pasionuar pas të njëjtit film, e kthejnë në simbol të dasmës së tyre

Të pasionuar pas të njëjtit film, e kthejnë në simbol të dasmës së tyre

15:15, 12/11/2019

Një çift që realizuan dasmën e tyre me një festë prej 13,000 $ me temë ‘Back to the Future’, e kompletuar me makinën origjinale të kohës DeLorean, kanë thënë se si ata u dashuruan pasi u lidhën me trilogjinë e filmit të cilin vendosën ta bëjnë edhe simbol të lidhjes së tyre. 

Lynsey McConville, 38, nga Stratford, i Londrës kujtoi se si një nga takimet e saj të para me burrin, James, gjithashtu 38 vjeç, ishte në një nga kinematë e qytetit dhe pikërisht kur po transmetohej edhe filmi legjendar.

Dhe në prill 2018, kur zhvilluesi i softuerit James i propozoi Lynsey, në Shanghai të Kinës, ata realizuan një dasmë sci-fi në Heron's Park Wedding në Lydd, Kent, me temën e ‘Enchantment Under the Sea’, pjesa klasike nga filmi.

Ndërsa veshjet e tyre mbetën tradicionale, James veshi një palë atlete me karakteristika nga ‘Back to the Future’, të bëra të famshme nga Marty, luajtur nga Michael J. Fox, në filmin hit.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco