VIDEO/ Kthen kungullin mbi 400 kg në një ‘varkë lundrimi’

VIDEO/ Kthen kungullin mbi 400 kg në një ‘varkë lundrimi’

11:19, 11/11/2019

Në këtë kohë të vitit, kur sapo ka kaluar Halloween, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, kungujt bëhen një produkt i kërkuar, pasi ato përdoren gjerësisht për dekorimet lidhur me këtë temë. 

Por jo të gjithë marrin të njëjtin përdorim. Për shembull, Justin Ownby, një fermer në Tenesi, ishte në gjendje të kultivonte një kungull të madh që peshonte mbi 400 kilogram për këtë rast. 

Shumë i madh për t’u përdorur si dekorim për Halloween ndaj edhe Ownby vendosi ta përdorë si një ‘varkë’. I hoqi farat dhe arriti të kalojë mes për mes një lumë me të.

Christin, gruaja e Ownby, postoi videon në Facebook, me të cilën ka grumbulluar mijëra shikime, si dhe duke shpalosur hilaritetin e përdoruesve social. 

Pavarësisht peshës së burrit kungulli e ruajti në përsosmëri formën e tij pa u dëmtuar aspak.


Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco