Vodhi 31 shishe verë dhe shampanjë, e gjejnë të dehur në bodrum

Vodhi 31 shishe verë dhe shampanjë, e gjejnë të dehur në bodrum

09:46, 11/11/2019
A+ Aa A-

Një burrë ka vjedhur 31 shishe verë dhe shampanjë në bodrumin e një ndërtese apartamentesh dhe është kapur nga policia i dehur në të.

Ngjarja ndodhi në Menzingen, në kantonin zviceran të Zug. Sipas policisë në Zug sot, oficerët janë thirrur të premten nga një banor i godinës, i cili raportoi praninë e një të huaji në garazhin nëntokësor.

Kur policët kërkuan, ata gjetën hajdutin  në gjendje të dehur, kështu që për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ishte i nevojshëm shtrimi në spital.

Vjedhja është kryer nga një 38-vjeçar banor zviceran. Me sa duket burri do të kishte kaluar disa ditë në bodrume duke rrëmbyer sa më shumë shampanjë.

Ndër verërat e marra nga pronari i ligjshëm, për një vlerë totale prej 2000 frangash zvicerane, ka edhe një Dom Perignon dhe disa shishe Chateau Mouton Rothschild.

38-vjeçari do të duhet të përgjigjet për vjedhjen përpara Ministrisë Publike të Kantonit të Zug.

Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco