FOTO/ Shesin gjithçka për të jetuar në një autobus me vajzën dhe qenin

FOTO/ Shesin gjithçka për të jetuar në një autobus me vajzën dhe qenin

12:50, 06/11/2019
A+ Aa A-

Një çift ka treguar se si ata shitën gjithçka kishin në pronësi për të jetuar pa borxhe në një autobus me vajzën e tyre të vogël dhe qenin.

Will Watson dhe gruaja Kristin rinovuan një autobus ish-ushtarak që ata e emëruan Juan pasi blenë në internet për 8,000 dollarë.

Will, 31 vjeç, shiti një kamion të vjetër për të paguar autobusin dhe ata gjithashtu paguan 24,000 dollarë që kishin borxh përpara se të fillonin udhëtimin.

Gjatë rinovimit të makinës, 29-vjeçarja, Kristin mbeti shtatzënë dhe lindi vajzën Roam në shtator të vitit të kaluar.

Kur ajo ishte vetëm gjashtë muajsh, çifti u zhvendos në autobus dhe filluan jetën e tyre të re.

Will tregon se ai dhe bashkëshortja i kanë shijuar shumë udhëtimet pasi që kanë qëndruar gjatë në vende që kanë preferuar si edhe kanë vazhduar punën edhe duke qenë në distancë nga zyrat.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco