Vizatimi i papërfunduar i artistit të madh del në ankand për 77,000 dollarë

Vizatimi i papërfunduar i artistit të madh del në ankand për 77,000 dollarë

11:23, 05/11/2019
A+ Aa A-

Një vizatim i humbur dhe i papërfunduar i një kali nga artisti Lucian Freud që e la pa përfunduar sepse nuk i pëlqente kafsha që po vizatonte, ka dalë në ankand për 77,000 dollarë.

Artisti i famshëm britanik hoqi dorë nga pikturimi i tij i një kali të quajtur Goldie në gjysmë të rrugës, pasi vendosi se nuk i pëlqente më.

Por në vend që të shkatërronte vizatimin, siç edhe e kishte zakon, ai e la atë në Wormwood Scrubs Pony Center në perëndim të Londrës, ku shpesh shkonte për të pikturuar kuajt.

Motra Mary-Joy Langdon, e cila drejton qendrën, nuk e kishte idenë kush ishte artisti dhe e mbajti vizatimin për një kohë të gjatë në zyrën e saj.

Tani ajo ka mësuar se kujt i përket vizatimi dhe ka vendosur të shesë punën 16 vjet më vonë për të mbledhur fonde për godinën.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco