Lockheed SR-71, prej 55 vitesh është më i shpejti në botë

Lockheed SR-71, prej 55 vitesh është më i shpejti në botë

08:47, 05/11/2019
A+ Aa A-

Gjatë Luftës së Ftohtë, Lockheed SR-71 mund të fluturonte më lart dhe më shpejt se çdo avion tjetër dhe 55 vjet pas fluturimit të tij të parë, ai akoma është njësoj.

Lockheed SR-71, i krijuar në fshehtësi në fund të viteve 1950, ishte në gjendje të fluturonte aq shpejt sa mund edhe të tejkalonte një raketë.

Ishte pjesë e një familje avionësh spiunë të ndërtuar për të hyrë në territorin e armikut, pa u zbuluar.

Për shkak se avioni ishte krijuar për të fluturuar më shpejt se 2,000 mph, fërkimi me atmosferën përreth do të nxehte ndërtimin e avionit në një pikë që do të shkrinte një kornizë ajri konvencionale. 

Avioni ishte prej titani, një metal që ishte në gjendje t’i rezistojë temperaturave të larta, ndërsa gjithashtu ishte më i lehtë se çeliku.

Karburanti i SR-71 përfshinte disa nga materialet e para të përbëra ndonjëherë të përdorura në një aeroplan, gjë që e bëri aeroplanin më të vështirë për tu parë për radarët e armikut.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco