VIDEO/ Filmohet nga kamera e fshehur: Leopardi lodron dhe përkëdhelet si kotele

VIDEO/ Filmohet nga kamera e fshehur: Leopardi lodron dhe përkëdhelet si kotele

14:22, 04/11/2019

Është macja më e rrallë në botë dhe është parë duke u rrotulluar në një lulishte dhe duke luajtur 'si një kotele' në pamjet e jashtëzakonshme të kamerave të fshehura në momentin kur nuk e kupton aspak se është duke u filmuar. 

Leopardi i egër Amur u filmua në ‘Land of Leopard National Park’ në Primorsky Krai, Rusi, të premten.

Klipi i adhurueshëm tregon macen e madhe e gjinisë mashkullore që fërkon fytyrën përgjatë dyshemesë ndërsa shtrëngon një pjesë të degës së rënë të cilën edhe është duke e përdorur si një lodër. 

Ndërsa dëgjohet tingulli i gjetheve të thata dhe barit, leopardi ngrihet dhe shkon larg. 

Një zëdhënës i parkut kombëtar tha: 'Përkundër moshës së tij të vjetër, leopardi mashkull tregoi shëndet të shkëlqyeshëm dhe një humor të mirë gjatë të premtes. Para kamerës, grabitqari luante si një kotele shtëpiake.'

‘Toka e Parkut Kombëtar të Leopardit’ ka rreth 400 kurthe kamerash që ekspertët i përdorin për të monitoruar shëndetin dhe sjelljen e kafshëve.

Parku u krijua në vitin 2012 për të shpëtuar leopardin Amur, i cili ishte në prag të zhdukjes. 

Vetëm 120 jetojnë sot në Rusinë lindore.

Ky nën-specie leopardi mund të vrapojë deri në 60 km në orë dhe mund të kërcejë deri në dhjetë metra në ajër.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco