Habiten të ftuarit, çifti porosit vetëm pica për dasmë

Habiten të ftuarit, çifti porosit vetëm pica për dasmë

08:46, 01/11/2019
A+ Aa A-

Tom dhe Victoria Browne, nga St Austell në Cornëall, vendosën të shkelin traditën e zakonshme të dasmave fiks në ditën e tyre të madhe.

Ata vendosën të heqin dorë nga tradita në dasmën e tyre  dhe vendosën të porositin për të ftuarit 453 $ pica dhe asnjë lloj ushqimi tjetër.

Tom dhe Victoria Browne, nga St Austell në Cornwall, zgjodhën të bënin festën në mënyrën e tyre, duke thënë "ne thjesht nuk bëjmë asgjë tradicionalisht".

Victoria, 26, telefonoi picerinë dhe pyeti se çfarë mund të porosiste me buxhetin në dispozicion dhe mori si përgjigje se mund te merrte mjaftueshëm pica. Çifti nuk nguroi...

Ata tregojnë se nuk donin që dasma e tyre të ishte tradicionale dhe e zakontë ndaj edhe zgjodhi një mënyrë unike për të pritur miqtë të cilët në fillim mbetën jo pak të habitur por më pas filluan të shijojnë me radhë picat.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco