Çifti që fitoi lotarinë, tregon si i shpenzoi paratë…

Çifti që fitoi lotarinë, tregon si i shpenzoi paratë…

11:41, 23/10/2019
A+ Aa A-

Një çift që fitoi 1.3 milionë dollarë në lotarinë tre vjet më parë, kanë publikuar se si i kanë shpenzuar paratë.

Steve dhe Jill Walsh, nga Anlaby, Hull, fituan shumën në Laffo Millionaire Raffle në 14 Dhjetor 2016 dhe festuan fitoren e tyre duke blerë një shtëpi dhe duke krijuar një ndërtesë shumë të veçantë - diçka që Steve kishte ëndërruar gjithmonë ta kishte.

59-vjeçari i fiksuar pas zhytjes dhe lundrimit e quajti këtë vend të dashur: ‘Dive Inn’, ‘Hani i zhytjes’ për shkak të pasionit të tij për zhytjen dhe dashurisë së përbashkët të çiftit për lundrim.

Ai tha: "Para se të fitonim lotarinë, unë bëja shaka me gruan se doja hapësirën time - por ne as nuk kishim shtëpinë tonë, jetonim me qira. Falë fitores tonë të Lotarisë Kombëtare ne mundëm të blinim një shtëpi me katër dhoma dhe tani kam edhe ‘vrimën time’- ambient që e krijova vetë dhe e mbusha me kujtimet e mia dhe tonat të krijuara në vite’.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco