Parada e përvitshme e qenve para Halloween në Nju Jork, mahnit qytetarët

Parada e përvitshme e qenve para Halloween në Nju Jork, mahnit qytetarët

10:15, 21/10/2019
A+ Aa A-

Në Nju Jork pronarët e kafshëve të cilët menduan se janë të bukura dhe interesante, i veshën ata përpara kësaj fundjave për paradën vjetore të qenve para Halloween, të veshur me kostume që shkonin nga të ëmbla deri tek të frikshme e madje edhe tronditëse duke i nxjerrë ata në një paradë nëpër rrugët e qytetit dhe në këtë mënyrë duke kënaqur veten e tyre po edhe kalimtarët e rastit.

Parada e cila zhvillohet për të 29 vit radhazi në Sheshin Tompkins Square u shfaq ditën e djeshme në rrugët e qytetit dhe qindra njerëz kuriozë e ndoqën me kërshëri. 

Disa nga veshjet më të dukshme të qenve ishte edhe një e një qeni i cili ishte veshur si Rihanna me syze dielli të zbukuruara dhe një fustan rozë, një Mastiff francez e veshur si një luan dhe 'dy qen të ndërgjegjshëm' për klimën, të veshur si bota dhe Greta Thunberg. 

Këlyshët garuan për kurorën e të veshurit më mirë të cilën e fitoi një qen i veshur si Snoopy & Red Baron bazuar në episodin e dashur Charlie Brown, ndërsa titulli u dha nga katër persona veshur si Ramen Noodles, filmi horror Midsommar, The Exorcist dhe si Magjistari i Ozit.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco