Prej 30 vitesh ndërton 1 shtëpi në miniaturë, ka 8 dhoma dhe ende nuk është përfunduar

Prej 30 vitesh ndërton 1 shtëpi në miniaturë, ka 8 dhoma dhe ende nuk është përfunduar

11:36, 18/10/2019
A+ Aa A-

I pasionuar pas maketeve Jon Trencard tregon shtëpinë në miniaturë mondane që ai ka kaluar mbi 30 vjet duke e ndërtuar.

Jon, 42 vjeç, filloi Hordle Castle si një projekt me babanë e tij. Por tani ajo ka tetë dhoma dhe është akoma e mbaruar vetëm një e treta.

Jon, një aktor nga Forest Hill, South London, tha: "Shokët e mi mendojnë se jam i çmendur dhe të jem i sinqertë, mendoj se jam edhe më shumë se i çmendur, krijues”.

"Duke u rritur mendova se gjithmonë do ta dua shtëpinë time mondane dhe mendova të punoja si aktor ndoshta nuk do të mund ta përballoja një të tillë, kështu që mendova pse të mos e ndërtoja vetë".

Secila nga karakteristikat e objekteve është bërë me dorë dhe Jon thotë se disa prej dhomave duan vite që të përfundojnë për shkak të nivelit të lartë të detajeve.

Ai përdor materiale të ricikluara si pako drithërash të vjetra dhe kuti vezësh për të bërë pjesët e ndryshme të vilës së tij të dashur.

Jon gjithashtu mbledh sende të vogla e mobiljeve të shtëpive të kukullave për të shtuar në model.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco