Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Gjenden sendet 3,300 vjeçare të luftëtarit të epokës së bronzit

Gjenden sendet 3,300 vjeçare të luftëtarit të epokës së bronzit

09:37, 16/10/2019
A+ Aa A-

Rreth 3,300 vjet më parë, një betejë e tmerrshme u zhvillua në Luginën Tollense të Gjermanisë. Vendi i epokës së bronzit është gërmuar që nga zbulimi i tij në vitin 2008 dhe çdo kockë dhe artefakt shton narracionin tragjik të asaj që ndodhi në fushën e betejës.

Deri më tani, më shumë se 12,000 kocka njerëzore janë gjetur dhe identifikuar se u përkasin 140 të rinjve të rritur, të cilët ranë në betejë.

Tani, studiuesit kanë zbuluar sendet e një prej luftëtarëve të epokës së bronzit. Ata detajuan gjetjet në një studim të ri të botuar të martën në revistën Antikiteti.

Burrat ishin të rinj dhe në gjendje të mirë dhe kockat e tyre zbulojnë goditje nga armë të gjuajtura në rreze të afërta dhe me rreze të gjatë. 

Dhe sa më shumë zbulojnë studiuesit, aq më shumë besojnë se ky ishte një konflikt shumë më i madh nga sa ishte menduar më parë.

"Dhjetë vjet më parë askush nuk mund të besonte se gjatë epokës së bronzit evropian ndodhën konflikte të dhunshme të kësaj shkalle," tha autori i studimit dhe profesori i Universitetit të Göttingen, Thomas Terberger.

"Zona e Tollense Valley ka ndryshuar plotësisht perspektivën tonë dhe sot lufta është një pjesë e pranuar e shoqërisë së epokës së bronzit. Duke parë shtrirjen e zonës ne besojmë se rreth 500 individë humbën jetën në luginë dhe më shumë se 2000 luftëtarë morën pjesë në betejë ."

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco