FOTO/ Qyteti tajlandez që bashkohet nga ura e dytë më e gjatë në botë

FOTO/ Qyteti tajlandez që bashkohet nga ura e dytë më e gjatë në botë

11:21, 14/10/2019
A+ Aa A-

Ndarë nga një rezervuar, qyteti i Sangkhlaburi, në Tajlandë, mbahet i bashkuar me urën e dytë prej druri më të gjatë në botë.

Origjina e qytetit të largët, malor të Sangkhlaburit në Tajlandën perëndimore lidhet në mënyrë të pashmangshme me ujin. 

Në këtë qytet bie shi për të paktën 300 ditë në vit. Shiu ushqen tre lumenj që mbi mijëvjeçarë kanë krijuar luginën e lumit Kwai.

Diga e parë hidroelektrike e Tajlandës, e përfunduar në vitin 1982, kishte për qëllim të plotësonte nevojat në rritje për energji elektrike të vendit dhe të krijonte një burim të besueshëm uji për të ujitur tokën në të gjithë provincën Kanchanaburi. 

Kur diga mbaroi, ajo krijoi rezervuarin Khao Laem prej 120,000 km katror që zhyti qytetin e vogël të luginës së Sangkhlaburit. 

Banorët i transferuan shtëpitë dhe biznesin e tyre në baza më të larta disa kilometra larg direkt përtej ujit nga Wang Ka, një fshat që u krijua nga fisi Mon, i cili kishte emigruar në Tajlandë nga Myanmar për t'i shpëtuar persekutimit.

Ata që u zhvendosën e emëruan vendbanimin e tyre të ri Sangkhlaburi pas fshatit që ata kishin humbur, dhe sot, dy komunitetet (që tani quhen kolektivisht si Sangkhlaburi) bashkohen me njëra-tjetrën me një urë prej druri përtej pikës ku rezervuari ushqehet nga lumi Sangkalia. 

Nga njëra anë, banorët flasin gjuhët Mon, Karen dhe Birmanisht, dhe rrugët e vogla janë të veshura me bambu tradicionale dhe shtëpi prej druri. Bregu i lumit i kundërt është kryesisht Thai. 

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco