Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fotografi dokumenton maskat e ritualeve më dramatike në botë

Fotografi dokumenton maskat e ritualeve më dramatike në botë

08:53, 07/10/2019
A+ Aa A-

Magjepsja e Chris Rainier me maskat rituale filloi në mesin e viteve 1980, kur, gjatë një udhëtimi fotografik në Guinean e Re, ai u përball me një fis të zbukuruar me pupla nga një zog i parajsës.

Ai frekuentoi vendet ku edhe ekzistojnë maskat më të rralla në botë dhe iu deshën plot 3 dekada për të realizuar këto fotografi.

"Vendosa që të doja të ndiqja gjurmët e maskave tradicionale në të gjithë botën", tha fotografi 61-vjeçar.

 

Një maskë korbi, e përdorur nga njerëzit indigjenë, Tlingit në Alaska. 

Image

Një maskë e përdorur nga budistët në Paro, Butan.

Image

Dreri, maska fotografuar nga Rainier në rajonin Mustang Nepal. 

Image

Një maskë e zezë buall përdoret në një ritual valleje nga amerikanë vendas në Ohkay Owingeh, Nju Meksiko. 

Image

Një maskë ritual nga jugu i Sri Lanka që përfaqëson një demon të fuqishëm me një fole gjarpri në majë të kokës.

Image

Në një shfaqje ritual i njohur si një "theyyam" në Kerala, Indi, maska të kuqe dhe kostumet janë përdorur për të përfaqësuar një hyjni. ImageMarrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco