Një hap drejt koleksionit të paçmueshëm të më të pasurit në botë, Jacob Rothschild

Një hap drejt koleksionit të paçmueshëm të më të pasurit në botë, Jacob Rothschild

13:32, 04/10/2019
A+ Aa A-

Lord Jacob Rothschild, është trashëgimtari i degës angleze të familjes më të pasur të botës dhe thotë se zakoni i tij i koleksionimit është nxitur nga dëshira për të përvetësuar gjërat e rralla që "mungojnë" dhe nuk janë në masë.

Waddesdon Manor, pallati stërgjyshor anglez i Rothschilds në fshatin Buckinghamshire, është një kështjellë e fortifikuar e tejmbushur me llojin e ekstravagancës së frymëzuar nga Versailles, e praruar që u bë e njohur në fund të shekullit të 19-të si "le gout Rothschild" (ose "shija e Rothschild").

Në koleksionin e tyre të rrallë, ekziston një tavolinë shkrimi e bërë për Marie Antoinette, një byzylyk ari që mban fytyrën e Mbretëreshës Viktoria (një dhuratë nga vetë Mbretëresha) dhe një shumëllojshmëri prej 25,000 objektesh antike dhe veprash arti.

Pallati, Waddesdon Manor është vendosur në mes të një pasurie prej 4,000 hektarësh dhe u ndërtua si një tërheqje e vazhdueshme në fundjavë që bënte Jacob Rothschild duke iu larguar rutinës së tij po ashtu organizonte edhe festa në këto fundjava dhe po ashtu bënte edhe mbledhjen e objekteve të vlefshme duke krijuar kështu një koleksion vërtet të çmuar. 

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Angles05/10/2019 07:29

    Pasuri Te frikshme

    Shto koment

    Denonco