Sëpata e përdorur në filmin e famshëm shitet me çmim marramendës

Sëpata e përdorur në filmin e famshëm shitet me çmim marramendës

10:25, 04/10/2019
A+ Aa A-

Një "objekt i mallkuar' ka mbërritur në qytet. Sëpata e përdorur nga Jack Nicholson në skenën ikonike të filmit Shining u shit në ankand mbi 190 mijë euro. 

Objekti i vendit të ngjarjes është blerë për një shumë katër herë më të lartë se çmimi origjinal i shitjes i vlerësuar gjatë ankandit Entertainment Memorabilia. 

Gjithsej 900 prodhime filmike u hodhën në shitje tek ofertuesi më i lartë: në mesin e tyre armatimi i veshur nga Russell Crowe në filmin 'The Gladiator'.

Objekti ishte për shumë vite në duart e një anëtari të stafit të regjizorit, Stanley Kubrick, i cili kishte blerë sëpatën në një ankand në vitin 1980.

@tgcom24.mediaset.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco