Në Austin të Teksasit ndodhet Dr. Kate Biberdorf e cila po thyen ligjet e kimisë me eksperimentet e saj.
Ajo është një profesoreshë në universitetin e Teksasit dhe tregon se është duke u përpjekur të thyejë rregullat e vendosura nga shkencëtarë dhe kimistë deri më sot.
Kate është krejt ndryshe dhe tregon se ka një pasion të madh edhe për modën, dizajnin veshjet dhe takat e larta.
Po ashtu ajo tregon se pjesën më të madhe të eksperimenteve të saj i bën e pa maskuar e lyer me tualet dhe madje mbi taka.
Kate është mbështetëse e faktit se çdokush mund të bëhet një shkencëtar dhe për këtë mjafton vetëm dëshira.
Eksperimentet që ajo kryen janë të mbushura me momente plot emocion pasi përdor edhe mimika e fytyrës e madje shumë entuziazëm.
Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net
© SYRI.net