Një tjetër hap drejt lënies së duhanit, kjo është shpikja e rradhës

Një tjetër hap drejt lënies së duhanit, kjo është shpikja e rradhës

11:48, 02/10/2019
A+ Aa A-

Studiuesit kanë arritur në rezultatin se tashmë ka ardhur koha që paralajmërimet shëndetësore të shtypen në secilën cigare, pasi pamjet tronditëse, apo imazhet e shtypura mbi paketa, nuk po i bindin më duhanpirësit të lënë duhanin.

Një studim i ri në Queensland ka rekomanduar që çdo cigare individuale të mbishkruhet me paralajmërime, duke përfshirë mesazhe të tipit ‘sa minuta jetë humbet një duhanpirës pas çdo tymosjeje’.

Aaron Drovandi i Universitetit James Cook, i cili drejtoi studimin, tha se imazhet e mushkërive të zeza, dhëmbët e kalbur dhe goja kanceroze në paketimin e cigareve kishin humbur vlerën e tyre të shokut, shkruan Scan.

“Përmirësimi i cilësisë dhe vëllimit të informacionit është thelbësor për të bërë të mundur që të rinjtë, të cilët janë targeti kryesor i synuar nga ndërmarrjet e cigareve, të shkëputen nga ky ‘ves’ ose të paktën të jenë të vetëdijshëm për rrezikun,” tha Dr Drovandi.

Studiuesit morën në pyetje më shumë se 2000 njerëz për efektivitetin e paralajmërimeve kundër pirjes së duhanit. Sipas Dr Drovandi mesazhet mbi çdo cigare, të cilat gjithashtu mund të synonin pasojat financiare të pirjes së duhanit, ishin më efektive sesa paralajmërimet mbi paketa.

Ai tha se paralajmërimet në lidhje me pasojat afatshkurtra shëndetësore dhe jo-shëndetësore të lidhura me përdorimin e duhanit ka shumë të ngjarë të shkaktojnë ndryshime pozitive në sjelljen kundrejt këtij fenomeni.

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco