VIDEO/ Këta njerëz kanë frikë ekstreme nga lartësitë

VIDEO/ Këta njerëz kanë frikë ekstreme nga lartësitë

11:25, 01/10/2019
A+ Aa A-

Shumë njerëz kanë frikë nga lartësitë. Por përsëri kjo nuk i pengon të provojnë lojëra ‘argëtuese’ të cilat zhvillohen në me shpejtësi të madhe dhe në lartësi ekstreme.

Në videon e mëposhtme duket qartë se një nga djemtë ka vërtet frikë të qëndrojë në këtë ‘lojë për të rritur’. Duket se është vërtet i frikësuar pasi duket hapur mënyra si reagon ndërsa miku i tij ngjitur është duke qeshur.

Në disa momente duket se është edhe duke i rënë të fikët. Ai bërtet dhe me zë të lartë lutet që kjo lojë të ndalojë duke thirrur edhe Zotin në disa momente. ‘Me siguri do vdes’, thotë ai në fund kur edhe është duke zbritur në tokë.

Gjithashtu në video shfaqet edhe një çift shoqesh të cilat provojnë të njëjtën lojë. Njëra prej tyre është aq e frikësuar sa thuajse i bie të fikët nga tmerri dhe vazhdimisht i thotë shoqes pranë se do ta vrasë.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco