Fitoi konkursin e fotografisë por zemëron keq shikuesit

Fitoi konkursin e fotografisë por zemëron keq shikuesit

11:05, 01/10/2019
A+ Aa A-

Shikuesit e Countryfile kanë reaguar keq pasi John Craven zbuloi se imazhi fitues i konkursit të fotografisë prej 1.200 $ ishte marrë në një studio. 

"Një mollë në ditë" e Michelle Howell është fotografia fituese e konkursit e cila tregon një mi të vogël brenda një molle bosh të cilën ai e ka ngrënë thuajse plotësisht, konkurs i cili zhvillohet çdo vit për fëmijët në nevojë.

Shumë njerëz u mërzitën kur mësuan se fotografia nuk ishte marrë rastësisht në natyrë por në të vërtetë në një studio.

Konkursi 2019 u quajt e Bukura dhe Bisha dhe u kërkoi fotografëve të kontribuojnë me imazhet e 'peizazhit, të jetës së egër, bujqësisë ose rekreacionit' të Britanisë.  

'Një mollë në ditë' fitoi për muajin tetor, dhe gjithashtu u zgjodh si imazhi më i mirë në përgjithësi, që do të thotë se do të jetë në kopertinën e kalendarit.

Zonja Howell gjithashtu mori 1200 $ si shpërblim për imazhin.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco