VIDEO/ E dinit se në shtëpinë tonë jetojnë mbi 200,000 gjallesa?

VIDEO/ E dinit se në shtëpinë tonë jetojnë mbi 200,000 gjallesa?

10:00, 27/09/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë gjetur kohët e fundit 200,000 lloje të gjallesave të imëta, baktere dhe kërpudha që jetojnë në shtëpitë tona.

Edhe pse disa nga këto mund të na sëmurin, shumë prej tyre janë zbuluar se janë të dobishme.

A mund të përmbajë ndonjë nga gjallesat e fshehura në shtëpinë tuaj të përmbajë një antibiotik të ri, apo të ndihmojë në bërjen e ndonjë mjekimi?

Deri më tani dinim pak për gjallesat që qarkullojnë në brendësinë e shtëpisë tonë.

Sot shkencëtarët kanë gjetur më shumë se 200,000 të tilla, kafshë të vogla, kërpudha, baktere etj që jetojnë në ajër, ujë dhe pluhur. Kur shkojmë në tualet ne lahemi në një det me mikrobe.

Madje ato ndodhen në sasi të mëdha edhe në brendësi të dorezës së dushit nga ku edhe del uji me të cilin lahemi.

Pavarësisht se këto baktere tentojnë të mos preken prej ujit duke krijuar një shtresë mbrojtëse ndaj tij përsëri një sasi e madhe derdhet bashkë me ujin në trupin tonë.

Ndër mijëra baktere që ndodhen në shtëpinë tonë më pak se qindra mund të na sëmurin ndërsa pjesa tjetër na sjellin vetëm të mira.

Për shembull në ujin e dushit ndodhet edhe një bakter i cili nxit serotoninën në tru ndaj edhe njeriu është më i lumtur pas dushit. Ne shpesh jemi duke u përpjekur të vrasim sa më shumë baktere në shtëpi dhe të pastrojmë pluhurat por kjo nuk është gjithmonë efektive pasi ata rekomandojnë se duhet t’i lemë ato.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco