Njihuni me super jahtin 111 metër bërë nga hidrogjen i lëngshëm

Njihuni me super jahtin 111 metër bërë nga hidrogjen i lëngshëm

11:13, 26/09/2019
A+ Aa A-

Është zbuluar një super jaht i mundësuar plotësisht nga hidrogjeni i lëngshëm, me karakteristika luksoze që përfshijnë një pishinë me një ujëvarë, një suitë VIP 15 metra dhe një pistë për uljen e helikopterëve.

Koncepti i dizajnit, i quajtur AQUA, u lëshua nga kompania holandeze Sinot në Monaco Yacht Shoë.

Anija me gjatësi 111 metra do të jetë ndër të parat në botë që do të mundësohet plotësisht nga qelizat e karburantit të hidrogjenit.

Sistemi i saj i zhvendosjes do t'i lejojë të lëvizë nëpër ujë në heshtje, pa dallgë dhe me një shpejtësi maksimale prej 20 mph.

Do të ketë një shpejtësi lundrimi prej 14mph.

Objektet dhe dhomat do të shpërndahen në pesë kuverta të lidhura nga një shkallë e gjerë spirale qendrore.

Karakteristikat shtesë në bord do të përfshijnë një sallë ngrënie ekstravagante dhe kuvertë të gjerë të shikimit, si dhe një banjë, palestër dhe kinema.

Pavarësisht nga madhësia e saj e gjerë, anija do të strehojë vetëm 14 vizitorë plus 31 persona ekuipazh.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco