Studimi i mumieve zbulon shkakun e sëmundjeve të zemrës

Studimi i mumieve zbulon shkakun e sëmundjeve të zemrës

09:41, 26/09/2019
A+ Aa A-

Skanimet e mumieve të lashta zbulojnë se sëmundjet e zemrës dhe kolesteroli i lartë nuk janë një problem i madh i epidemive moderne si për shembull, mbipesha, sëmundjet e zemrës etj përkundrazi thjesht kanë ngatërruar njerëzit ndër vite.

Sëmundja e zemrës është vrasësi numër një në SH.B.A. por jo vetëm, dhe shkaku i vdekjes se pothuajse një në 4 amerikanë sot.

Dietat me yndyrë të lartë, pra nivel të lartë të kolesterolit, të tej-përpunuara të perëndimorëve modernë janë fajësuar kryesisht për barrën e mbi peshës dhe sëmundjeve të zemrës.

Por kur studiuesit e Universitetit të Teksasit përdorën një skanim imazherie inovative tek trupat e mumifikuar të njerëzve që vdiqën qindra vjet më parë, ata gjetën shenja të të njëjtës lloj arterie të bllokuar nga kolesteroli që shihet te njerëzit sot.

Përfundimet, hodhën pjesërisht poshtë teorinë se kthimi në dietat ushqimore të të parëve tanë do të parandalonte plotësisht sëmundjet e zemrës në botën moderne. 

Rreth 610,000 njerëz në SHBA vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit.   

Mohamad Madjid është mjeku i cili donte të shikonte nëse sëmundja e zemrës është një problem i ditëve moderne. Dhe denjoi të shkonte jo vite pas në kohë por shekuj pas.

Ai dhe ekipi i tij u kthyen në një lloj të ri të teknologjisë së imazheve, të quajtur spektroskopi me rreze infra të kuqe, që mund të zbulojë kolesterolin edhe në pesë mumiet që u ruajtën midis viteve 2000 pes dhe 1000 pas Krishtit.    

Më të rinjtë nga mumiet kishin qenë 18 kur vdiqën, ndërsa me të moshuarit me shumë mundësi vdiqën midis moshave 55 dhe 60 vjeç. 

Të gjithë edhe të rinjtë në moshë kishin shenja të problemeve me zemrën. Si përfundim Dr. Madjid dyshon më tepër se shkak për këto sëmundje nuk është ushqimi por infeksione të ndryshme që njeriu kalon dhe njëkohësisht është edhe gjenetika e pa diskutueshme.

ImageDr. Mohamad Madjid

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco