FOTO/ Ndërtoi një kopje të Parthenonit me 100,000 libra të censuruar

FOTO/ Ndërtoi një kopje të Parthenonit me 100,000 libra të censuruar

11:29, 19/09/2019
A+ Aa A-

Është një punë që jep një sinjal të fortë dhe të qartë kundër çdo censure dhe diskriminimi, ajo që Marta Minujin ka përfunduar dhe prezantuar në Gjermani, me rastin e festivalit të artit Documenta. 

Festivali i cili bëhet si në qytetin Kassel, në Gjermaninë qendrore, ashtu edhe në Athinë, ka pasur një protagonist shumë të veçantë, i cili është dalluar nga të gjitha nismat e tjera artistike. 

Po flasim për një kopje gjigante të Parthenonit të krijuar nga artistja argjentinase me përbërës vërtet unikë. 

Le të shohim se çfarë është. Ky tempull unik, është një kopje e një prej simboleve më të famshme të civilizimit antik Grek, dhe nuk është prej tullash ose materialeve të tjera, por është ndërtuar me...libra. 

Ka rreth 100,000 libra të rregulluar në skela të posaçme dhe të mbrojtura nga moti falë një kutie transparente të veçantë.  Artistja ka mbledhur tituj të ndaluar nga censura në të gjithë botën, duke krijuar kështu një vepër me një mesazh vërtet të rëndësishëm.

Image

Image

Image

Image

Image

ImageMarrë nga: curiocotopus.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco