Merimanga nëpër shtëpi? Mos u habisni është sezoni i çiftimit

Merimanga nëpër shtëpi? Mos u habisni është sezoni i çiftimit

10:39, 18/09/2019
A+ Aa A-

Zgjohesh. Është vjeshtë. Je në shtrat dhe është aq bukur. Por çfarë është ajo gjë e zezë në jastëkun tënd? Picëroni sytë, është një merimangë e madje gjigante.

Lajmi i mirë: Nuk ka ardhur përmes dritares.

Lajmi i keq: ka qenë e fshehur në shtëpinë tuaj ku prej kohësh ka ngrënë dhe është trashur duke filluar të ndihet e eksituar.

"Ato që ne shohim duke u hedhur sa këtej andej në shtëpi ato janë zakonisht merimangat e shtëpisë mashkull", thotë entomologu, autori Richard Jones për Radio 1 Newsbeat.

"Ata që ju shihni duke vrapuar nëpër tapete përpara jush, më shpesh do të jenë meshkuj në një lloj ndjekje dashurie."

Ai do të ketë lindur në shtëpinë tuaj në pranverë, i fshehur diku i errët gjatë gjithë vitit dhe tani, duke marshuar me epsh, ai është gati të çiftohet para dimrit.

"Ata janë më të lëvizshëm se femrat e tjera joshëse. Dhe kjo është arsyeja pse ne i shohim ato në këtë kohë të vitit më shpesh".

Merimangat e shtëpive rrjedhin nga speciet që vijnë nga Mesdheu ose Afrika e Veriut, kjo është arsyeja pse ato pëlqejnë të jetojnë në shtëpitë tona të ngrohta dhe të thata dhe nuk do të gjenden duke ndërtuar rrjete në kopsht.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco