Lind ‘foshnja mrekulli’: U rrit në barkun e nënës së vdekur

Lind ‘foshnja mrekulli’: U rrit në barkun e nënës së vdekur

14:31, 13/09/2019
A+ Aa A-

Ndodhi në Republikën Çeke. Gruaja me tru të vdekur por me zemrën që i rrihte arriti të lindë vajzën e saj: 2 kg dhe 130 gram për 42 cm gjatësi.

Nëna, Eva është shpallur e vdekur në mënyrë cerebrale por zemra e saj ka vazhduar të rrahë edhe për 117 ditë të tjera: koha për të lindur Eliska e vogël, 2 kg dhe 130 gram me gjatësi 42 cm, e cila tashmë u emërtua "foshnja mrekulli" . 

Kjo është ajo që ndodhi në spitalin universitar Brno, i dyti më i madh në Republikën Çeke, dhe çështja është e destinuar të hyjë në librat mjekësorë.

Gruaja shtatzënë kishte një hemorragji cerebrale për shkak të një keqformimi artero-venoz për të cilin nuk kishte asgjë për të bërë dhe mjekët duhej të verifikonin vdekjen e saj në tru. 

Por shpresa nuk e braktisi fëmijën që ishte në bark: nëna e saj u mbajt gjallë me makineri falë mobilizimit të një ekipi të shkëlqyeshëm , me mjekë nga klinika dhe Universiteti Masaryk. 

Dhjetra gjinekologë, anesteziologë, kirurgë, u kujdesën për fëmijën deri më 15 gusht, ditën kur ajo erdhi në botë, e sigurt dhe e shëndoshë. Gati për t'u dashur nga babi dhe vëllai.

 


 

Marrë nga: tgcom24.mediaset.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco