VIDEO/ Universi lëviz me shpejtësi marramendëse 100 mijë km/h

VIDEO/ Universi lëviz me shpejtësi marramendëse 100 mijë km/h

13:45, 12/09/2019
A+ Aa A-

Dukemi të palëvizshëm por zhvendosemi vazhdimisht me 100 mijë km/orë: kështu universi udhëton me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Është e lehtë të harrojmë shpejtësinë me të cilën udhëtojmë në hapësirë, sepse ne në të vërtetë nuk e ndiejmë lëvizjen, ashtu siç nuk e perceptojmë me të vërtetë kur jemi brenda një automjeti që lëviz me një shpejtësi konstante. 

Por, siç tregon kjo video e publikuar nga Dr. James O'Donoghue, shkencëtar planetar në Qendrën e Fluturimit Hapësirës Goddard të NASA-s në Greenbelt, ne lëvizim me një shpejtësi tepër të lartë. 

Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet në pothuajse 24 orë korrespondon me 1670 kilometra në orë. 

Shpejtësia e orbitës së Tokës rreth Diellit është 108 000 km/orë. 

Orbita e Diellit në Rrugën e Qumështit është rreth 828,000 km /orë, ndërsa Rruga e Qumështit udhëton me 2.160,000 km/orë. 

Marrë nga: lastampa.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco