Nëse nuk i dalloni këto personazhe jeni të verbër ndaj ngjyrave! Provojeni

Nëse nuk i dalloni këto personazhe jeni të verbër ndaj ngjyrave! Provojeni

14:25, 06/09/2019
A+ Aa A-

Sot është Dita e Ndërgjegjësimit me Verbërinë ndaj Ngjyrave, dhe për të festuar, Optical Express ka zbuluar tre imazhe, të quajtura pllaka Ishihara. Është një gjendje që prek rreth 3 milionë njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë shumë njerëz nuk e dinë që janë të verbër në këtë drejtim.

Imazhet kanë fytyrat e njerëzve të famshëm të fshehur në to dhe nëse nuk mund t’i shihni ata, mund të jeni të verbër në disa ngjyra.

Shkoni poshtë për të zbuluar se kush janë fytyrat e famshme!

Shumë njerëz të shquar janë të verbër në ngjyra, duke përfshirë Keanu Reeves, Eddie Redmayne, Elton John dhe Meatloaf. 

Mark Zuckerberg, tha që ai madje zgjodhi logon blu të Facebook , sepse ishte më lehtë të dallohej!

Stephen Hannan, Drejtor i Shërbimeve Klinike në Optical Express, tha: "Ne duam të rrisim vetëdijen për këtë gjendje pasi, edhe pse është e padëmshme fizikisht, të sëmurët mund të ndjehen të stigmatizuar. 

Kush është ky personazh?

 

Image

Po ky?Image

E njihni?Image

Shfletoni galerinë për përgjigjet:

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Krist07/09/2019 22:23

    Shqiptaret edhe mund te mos i njohin keto figura,por nese do te kishit vendosur,p.sh. Rame,.Spiropalim,Ballen dhe Tezen,te jeni te sigurte se do i identifikonin,pa asnje problem,edhe me syze,nese jane.

    Shto koment

    Denonco