Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Gjenden eshtrat e gjeneralit të preferuar të Napoleonit

FOTO/ Gjenden eshtrat e gjeneralit të preferuar të Napoleonit

14:36, 28/08/2019
A+ Aa A-

Një mister 200-vjeçar që ka zgjatur që nga luftërat Napoleonike në Rusi, më në fund mund të jetë zgjidhur.  

Vendndodhja e eshtrave të gjeneralit francez që vdiq gjatë një beteje në vitin 1812 në Rusi nuk ishin gjetur kurrë, por ato tani më në fund mund të jenë zbuluar. 

Gjenerali francez, Charles Etienne Gudin u godit nga një top në betejën e Valutino afër Smolensk, një qytet në perëndim të Moskës afër kufirit me Bjellorusinë.

Këmba e tij u amputua dhe ai vdiq tre ditë më vonë nga gangrena, në moshën 44 vjeçare. 

Ai u varros në varrezat Pere Lachaise në Paris, por vendi i pjesës tjetër të mbetjeve të tij nuk u bë kurrë i njohur, derisa studiuesit gjetën një skelet të mundshëm me një këmbë këtë verë.

Analiza e ADN-së është në vazhdimësi e sipër dhe pritet të konfirmojë gjetjen.

'Sapo pashë skeletin me vetëm një këmbë, e dija që ne e kishim njeriun tonë,' tha për AFP kreu i ekipit franko-rus që zbuloi mbetjet në korrik, Marina Nesterova.

Analizat gjenetike janë duke u realizuar për të konfirmuar identitetin, duke përdorur ADN-në nga një prej pasardhësve të gjeneralit, me rezultatet që duhet të shpallen.

Gudin thuhet se ka qenë një nga gjeneralët e preferuar të Napoleonit dhe të dy burrat ndoqën shkollën ushtarake së bashku. Emri i tij është gdhendur në monumentin Arc de Triomphe në Paris.

Kërkimi i ri për eshtrat e tij është duke u zhvilluar që nga maji, i financuar nga një grup franko-rus i kryesuar nga Pierre Malinowski, një historian dhe ish ushtar me lidhje me të djathtën franceze dhe mbështetje nga Kremlin.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco