FOTO/ Gjenden monedhat 1000 vjeçare me vlerë 6 milionë dollarë

FOTO/ Gjenden monedhat 1000 vjeçare me vlerë 6 milionë dollarë

14:07, 28/08/2019
A+ Aa A-

Mijëra monedha argjendi të shekullit të 11-të dhe të shkrira me emblemat e Harold-it të II dhe William I do të shfaqen në Muzeun Britanik. 

Çifti që bëri zbulimin e monedhave, Adam Staples dhe Lisa Grace, 42 vjeç nga Derby, i gjetën këto 2.528 monedha në janar të vitit 2019 dhe besohet se e gjithë ngarkesa vlen deri në 6 milionë dollarë. 

Ata zbuluan monedhat 1.000-vjeçare në një fushë të Somerset dhe besohet se janë gjetja më e madhe e thesarit Norman që nga viti 1833.

Megjithatë gjetja është më e vogël se ajo e Staffordshire Hoard që është edhe koleksioni më i madh i monedhave të varrosura dhe artefakteve të zbuluara në Britani dhe që mendohet se është të paktën 1 milionë $ më me vlerë se ky thesar.

Shumë prej monedhave mund të vlerësohen diku midis 1.000 dhe 5,000 $ secila. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco