VIDEO/ Të bësh aventurën të arritshme për këdo

VIDEO/ Të bësh aventurën të arritshme për këdo

12:02, 21/08/2019
A+ Aa A-

Alvaro Silberstein kaloi vite të jetës së tij duke besuar se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të vizitojë Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit.

Pastaj, ai zbuloi një karrige me rrota të projektuar vetëm për shëtitje dhe një botë krejt e re u hap për të. Ai u nis në udhëtimin për të cilin kishte ëndërruar që kur ishte fëmijë. 

Tani, ai është duke bërë të mundur që të tjerët të jetojnë aventurat e tyre përmes Wheel the World (Rrotulloje Botën). 

Të gjithë mund të marrin pjesë në udhëtime në alpinizëm dhe përvoja nga më të ndryshmet pavarësisht disabilitetit fizik.

Kjo kompani dhe nismë ofron mjetet e nevojshme për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara që të realizojnë ëndrrën e tyre për të qenë pranë natyrës.

    Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco