Danimarkë: Nis lundrimin trageti elektrik më i madh në botë

Danimarkë: Nis lundrimin trageti elektrik më i madh në botë

13:04, 20/08/2019
A+ Aa A-

Ellen  është trageti më i madh elektrik i cili lundroi për herë të parë midis porteve jugore daneze.

Trageti elektrik është i aftë të transportojë 30 automjete dhe 200 pasagjerë dhe është i fuqizuar nga një bateri “me një kapacitet të paparë” prej 4.3MWh, sipas prodhuesit zviceran të baterive Lekanché i cili siguroi sistemin.

“Gjatë një viti, do të parandalojë lëshimin e 2,000 ton CO2, 42 tonë azot, 2.5 ton grimcave dhe 1.4 ton dioksid squfuri në atmosferë,” tha CEO i Lekanché, Anil Srivastava në një deklaratë.

Trageti është në gjendje t’u ofrojë udhëtarëve një udhëtim të jashtëzakonshëm të këndshëm pa zhurmë, dridhje dhe tymosje.

Anija mund të lundrojë deri në 22 milje detare midis destinacioneve. Tani do të duhet të dëshmojë se mund të sigurojë deri në shtatë udhëtime kthimi në ditë.

Përurimi i Ellen vjen vetëm dy muaj pasi qeveria e re e Danimarkës rriti objektivin e uljes së emetimeve të vendit nga 40% në 70% krahasuar me nivelet e 1990, duke përcaktuar një nga politikat më ambicioze të mjedisit në botë.

BE ka kërkuar që strategjia, e cila do të rishikohet në 2023, të forcohet me ulje më ambicioze të emetimeve midis 70% në 100% deri në 2050.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco