FOTO/ Një art për të gjithë me ushqimin

FOTO/ Një art për të gjithë me ushqimin

13:12, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një nga pyetjet më të zakonshme në lidhje me estetikën është të konsideruarit e gjërave përreth si art. 

Për Adam Hillman përgjigja për këtë pyetje është e gjerë dhe ajo e ka arritur këtë gjë përmes realizimit të kompozimeve të ndryshme duke zgjedhur si objekte të kompozimeve të tij karamele, çokollata, fruta të thata, apo edhe fruta të zakonshme.

Adami rregullon objektet e përditshme në modele dinamike për të shkatërruar përdorimin e tyre tradicional dhe për t'i ripërcaktuar ato si mjete për inovacion artistik. Dhe po, nëse hyn në faqen e tij në Instagram do të kënaqësh sytë me pamjet shumë ngjyrëshe të kompozimeve.

"Unë u rrita i hipnotizuar me historinë e artit, kështu që dukej e natyrshme të dëshiroja të krijoja artin tim," i tha Adam, Bored Panda. 

"Në vend të pikturës dhe skulpturës tradicionale, kam dashur të përdor materiale që pasqyrojnë kohën në të cilën jetoj, kjo është arsyeja pse unë përdor objekte të përditshme në krijimet e mia".

Ushqimi është pa dyshim zgjedhja e tij më e zakonshme. Dhe sigurisht ai mund të shkojë gjatë në kohë përmes fotografive pasi nuk mund të qëndrojë më gjatë.

"Po kështu, ndryshe nga mediumet e përcaktuara si art i lartë, ushqimi mund të kuptohet dhe shijohet më lehtë nga të gjithë, duke e bërë atë një mundësi më demokratike."

    Marrë nga: boredpanda.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco