VIDEO/ Rinoceronti i egërsuar nuk i ndahet xhipit me turistë

VIDEO/ Rinoceronti i egërsuar nuk i ndahet xhipit me turistë

12:43, 16/08/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i tmerrshëm që një rinoqeront i zemëruar ndoqi një xhip në safari për rreth 500 metra poshtë një shtegu të pa përshtatshëm në Afrikën e Jugut.

Pamjet u xhiruan nga Rian Boshoff, një këshilltar financiar, i cili ishte pjesë e një grupi që kërkonte jetën e egër në Sabi Sands.

Rinoceronti i bardhë, që mund të vrapojë deri në 40 km/orë, ndoqi xhipin turistik për gati dy minuta.

Në fillim të videos, grupi ulërin i tmerruar në xhip ndërsa kjo kafshë 2.000 kg i ndjek me vrull nga pas.

Pas një ndjekje dy-minutash të makinës rinoceronti ndalon dhe makina largohet.

Rian Boshoff tha që ata po udhëtonin përgjatë një shtrati lumenjsh para se rinoceronti të vraponte në to.

'Ai qëndroi pranë rrugës, dukej i qetë dhe ne kaluam pranë tij dhe ndërsa e bëmë këtë, rinoceronti papritmas na sulmoi’, tregon një nga pasagjerët.

Ka rreth 20,000 rinocerontë të bardhë që kanë mbetur në Afrikën e Jugut pas dekadave të përpjekjeve për ruajtje të tyre.

Megjithatë, më shumë se 1.000 u vranë nga gjuetarët në 2017.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco