FOTO/ Dora gjigante që ngrihet nga shkretëtira, mirazh apo e vërtetë?!

FOTO/ Dora gjigante që ngrihet nga shkretëtira, mirazh apo e vërtetë?!

08:36, 16/08/2019
A+ Aa A-

Shkretëtira Atacama, Kili është tej mase e thatë, shterpë dhe jo shumë e madhe në sipërfaqe. Peizazhet e botës tjetër të shkretëtirës Atacama të Kilit verior mund të ishin lehtësisht nga Marsi dhe nëse përbri kjo do shkruhej askush nuk do të dyshonte.

Atacama është shkretëtira më e thatë në botë jashtë rajoneve polare, dhe fushat e saj të çuditshme prej 40,500 kilometrash.

Ngasja nëpër shkretëtirë shënon një shtrirje të Autostradës Pan-Amerikane, një rrjet rrugësh që matin gjithsej rreth 30,000 km; një pikë e admirueshme në rripin e udhëtimit të çdo personi të rrugës.

Peizazhi është përdorur nga NASA për testimin e roverave marcialë, ndërsa dunat e saj të qeta me rërë tërheqin surfistë të pasionuar pas një vale të llojit tjetër. Natën, qielli është një mrekulli kaleidoskopike e yjeve dhe tërheq shumë njerëz që duan ti admirojnë ato.

Por në mes të kësaj shkretëtire gjendet edhe një skulpturë krejt e rrallë është një dorë gjigante e cila duket sikur po del nga shkretëtira për të kërkuar ndihmë në një thirrje të dëshpëruar.

Por, gjatë inspektimit më të afërt, vizitorët do të shohin se "Dora e Shkretëtirës" është, në të vërtetë reale edhe pse mund të duket se jemi duke folur për një iluzion.

Kjo skulpturë dore gjigante ka një lartësi prej 11 metrash nga toka dhe është vërtet gjigante dhe e mrekullueshme.

Skulptori kilian Mario Irarrazabal është ai të cilit iu kërkua të ndërtonte një monument për rajonin e gjerë të Atacamas. Dhe kështu ai krijoi "Dorën e shkretëtirës", e cila duket së është duke dalë nga rëra dhe se është duke arritur qiellin e shkëlqyeshëm blu.

Financuar nga organizata lokale Corporacion Pro Antofagasta, dora u ndërtua në vitin 1992, nga betoni dhe hekuri.

Domethëniet e monumentit nuk dihen. Disa thonë se është menduar të jetë një kujtesë se njerëzit duhet të përulen ndaj natyrës dhe elementëve të saj. Të tjerët janë të bindur se është një shfaqje e njerëzve që ngrihen kundër shanseve.

Mario Irarrazabal studioi në SH.B.A., ku jetoi për pesë vjet, si dhe në Itali dhe Gjermani. 

Ai u kthye në Kili në fund të viteve 1960 për t’i kushtuar jetën e tij skulpturës, dhe hodhi poshtë një jetë si klerik pasi edhe babai i tij ishte kreu i një kishe.

Ai ka fituar çmime të shumta për punën e tij të mrekullueshme.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco