Sindroma e fëmijëve të pasur: kërkojnë shumë, marrin dhe nuk kënaqen

Sindroma e fëmijëve të pasur: kërkojnë shumë, marrin dhe nuk kënaqen

12:03, 15/08/2019
A+ Aa A-

Jemi duke ecur nëpër rrugët e qendrës dhe vendosim të futemi në një dyqan veshjesh. Ndërsa jemi duke provuar disa rroba, papritur dëgjojmë të qara: një fëmijë ka vendosur të blejë me çdo kusht këpucët më të shtrenjta.

Më pas kalojmë në një dyqan lodrash...

E njëjta skenë por me protagonist një fëmijë tjetër. Dhe e njëjta gjë ndodh në një dyqan kompjuterash. Çfarë po ndodh me këta fëmijë? Një profesor i Harvardit ka përgjigjen.

Ralph Minear, pediatër dhe profesor në Universitetin Harvard, studion fëmijë që kanë pasur këto qëndrime për një kohë të gjatë. Në vitin 1990, në fakt, ai hasi në një fëmijë i cili nuk mund të konsiderohej thjesht i llastuar.

Fëmija i analizuar nga Minear, në të vërtetë, nuk qau për diçka, por ulëriste e çirrej pëe të blerë sa më shumë gjëra. Nga analiza e pediatrit lindi libri " Fëmijë që kanë shumë".

Në libër, studiuesi shpjegon se gjeneratat e reja të fëmijëve janë duke kaluar një transformim dhe duke zhvilluar atë që ai e quan "sindromë e fëmijëve të pasur". 

Sindromi konsiston në të kërkuarit e gjërave gjithnjë e më të shtrenjta pa u kënaqur kurrë.

Sindroma nuk prek, siç mund të pritet, vetëm fëmijët nga familje të pasura, por të gjithë. Shkaku i kësaj sjelljeje është i njohur. 

Minear sqaron se në epokën bashkëkohore prindërit kanë gjithnjë e më pak kohë për fëmijët e tyre.

Dhe kjo mungesë e cila nuk mund të rikuperohet, zëvendësohet me mallra materiale: biçikleta të reja, lodra, pajisje elektronike. 

Në këtë mënyrë, prindërit besojnë se mund të sigurojnë një jetë të lumtur për fëmijët e tyre. Por nuk është kështu.

    Marrë nga: curioctopus.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco