Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

FOTO/ Misteri i dhjetëra skeleteve të gjetura në arkivole guri në Uells

FOTO/ Misteri i dhjetëra skeleteve të gjetura në arkivole guri në Uells

10:44, 31/07/2019
A+ Aa A-

Mbetje njerëzore të varrosura brenda arkivoleve prej guri janë gërmuar dhe gjetur nën një kolegj në Uellsin e Veriut.

Skeletet dhe artefaktet e tjera të gjetura mund të datojnë që 1.800 vjet më parë dhe mund të lidhen me pushtimin romak të Britanisë.

Arkeologët në këtë vend thonë se kanë zbuluar "dhjetëra" varre dhe skelete njëherësh në stilin kist.

Kistat janë arkivole të vegjël të ndërtuara me gurë ose dhoma nëntokësore ku mbahen kufomat dhe zakonisht përdoren për varrosjet e epokës së bronzit rreth 4,000 vjet më parë.

Por ekspertët besojnë se kisti është përdorur si varrezë në epokën e largimeve romake nga Uellsi.

Kjo daton me varret që 1.600 vjet, siç zbulohet nga Kronika e Uellsit të Veriut.

Gërmimi u bë në kampusin e Kolegjit Llangefni, Coleg Menai në Uellsin e Veriut. Dhe gjetjet drithëruese kanë përfshirë skelete dhe varre dhe janë ruajtur, mrekullisht mirë. Arkeologët konfirmuan gjithashtu se kufomat vinin nga larg, dhe se nuk ishin vendase.

"Analizat e izotopeve tregojnë se disa individë nuk janë nga Anglesey dhe përfshijnë dy shembuj nga Skandinavia dhe dy nga Iberia".

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco