Shkrepja e rrallë teksa balena gllabëron luanin e detit

Shkrepja e rrallë teksa balena gllabëron luanin e detit

09:20, 31/07/2019
A+ Aa A-

Chase Dekker beson se fotografia që ai mori teksa një balenë është duke gllabëruar një luan deti jashtë ujit është unike dhe shumë e rrallë për t’u realizuar.

Fotografi dhe biologu 27 vjeçar i jetës së egër kishte marrë një varkë me vrojtues balenash në ujë në Monterey Bay, California, më 22 korrik kur ndodhi incidenti.

"Nuk ishte një grup i madh, vetëm tre balena dhe rreth dyqind luanë deti" Chase i thotë Radio 1 Neësbeat. Ne kemi parë edhe deri në 100 balena me 3,000 luanë deti, kështu që mund të krijohen vërtet situata të çmendura".

Monitorimi i këtyre kafshëve është i vazhdueshëm dhe duhej një fraksion sekonde për të realizuar këtë shkrepje të veçantë, ndaj edhe është vërtet një fat shkrepja e këtij imazhi të jashtëzakonshëm.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco