VIDEO/ Sanduk Ruit është ‘Zot i Shikimit’, ka shëruar 130,000 të verbër

VIDEO/ Sanduk Ruit është ‘Zot i Shikimit’, ka shëruar 130,000 të verbër

08:39, 26/07/2019
A+ Aa A-

Dr. Sanduk Ruit është një oftalmolog me një mision për të rikthyer shikimin e të verbërve të Nepalit. 

Ai është drejtor ekzekutiv i Institutit Tilganga të okulistikës jofitimprurëse në Katmandu të Nepalit dhe ka operuar më shumë se 130,000 pacientë. 

Ai ka miratuar teknika të reja kirurgjikale për katarakte dhe shpesh udhëton për të kryer operacione, duke ecur deri në shtatë ditë bashkë me pajisjet kirurgjike për të arritur pacientët që jetojnë në fshatrat më të largëta të Nepalit. 

Pse Dr Ruit e bën këtë? Sepse ai ka humbur familjen e tij ndaj sëmundjeve lehtësisht të kurueshme ndaj edhe e di mire çdo të thotë të mos kesh qasjen e duhur mjekësore.

Për veprën e tij të mirë ai është quajtur edhe ‘Zoti i Shikimit’ për faktin se iu ka kthyer shikimin shumë personave kundrejt një shume minimaliste në pagesë.

Madje ai ka hapur edhe një institut ku kryen operacione falas për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të bëjnë një pagesë. Çmimi tej mase i lirë që ky mjek ka vendosur për trajtimin e problemeve të shikimit në klinikën e tij ka bërë që edhe pjesa më e varfër e popullsisë të marrë trajtimin e duhur pa kurrë farë pengese.

Ai ka marrë edhe një mori çmimesh për gjestet humane ndaj popullatës së tij.

    Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco