Një grua e cila merrej me biznes ka kaluar tetë vjet duke zbukuruar një gardh në oborrin e shtëpisë së saj për ta bërë atë të duket si një gjigant Colin Caterpillar.
Tracie Skinner, 44 vjeçe, tha se interesi i saj në këtë art u nxit fillimisht kur ajo filloi të ri dizajnojë kopshtin e saj në vitin 2000.
Tani, Tracie nga Nether Stowey, Somerset, e ka shndërruar shtëpinë e saj në një parajsë me zbukurime plot me pemë të gjata 25 metra në oborrin e shtëpisë së saj.
Tracie tha: "Jam një kopshtare e pasionuar dhe gjithmonë kam pasur interes në dizajn.
Struktura e gjelbër e një kopshti më intrigon. Unë kurrë nuk u nisa për të krijuar një vemje gjigante, ajo doli krejt natyrshëm nga duart e mia. M'u desh të dilja dhe të shkurtoja pemët e oborrit një ditë dhe vetëm mendova se pashë formën e një vemje”.
Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net
© SYRI.net