Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Një libër fotografish me temë gëzimin…

Një libër fotografish me temë gëzimin…

12:54, 22/07/2019
A+ Aa A-

Ky koleksion imazhesh duket të sjellë një ndjesi të bukur gëzimi edhe tek admiruesit për të balancuar negativitetin në botë dhe përse jo për ta larguar atë nga jeta jonë plotësisht pasi ai feston bukurinë e thjeshtë të 'momenteve më të lumtura të jetës'.

Imazhet janë pjesë e një libri me fotografi i cili mban titullin, 'Joy’ ‘Gëzimi’!

Fotot e momenteve më të lumtura të jetës shfaqin buzëqeshjet e shkaktuara nga raste të përditshmërisë në momentet më të thjeshta dhe më të zakonshme.

Në këto fotografi ka momente nga dasma të organizuara apo gëzime të tjera familjare madje edhe një shëtitje e thjeshtë mes njerëzve të dashur të një grupi familjar apo miqësor.

Subjektet e Bruce-it variojnë nga të vjetrat tek të rinjtë, imazhet përfaqësojnë dekada të ndryshme njerëzish por lumturia është fjala universale që i bashkon të gjithë dhe që në fytyrat e tyre ka mbetur e pa ndryshuar dhe shumë njerëzore.

Imazhet e mbledhura këtu vijnë nga fotografi nga e gjithë bota duke filluar nga: Kina, Franca, Greqia, Anglia, Irani, Austria dhe Shtetet e Bashkuara.

Ato përfshijnë shumë nga fotografët më të njohur në botë dhe datat që imazhet janë marrë variojnë nga fillimi i viteve 1920 deri në të ditët e sotme.

Image

Image

Image

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco