VIDEO/ Një garë me kërmij dhe fituesi merr para

VIDEO/ Një garë me kërmij dhe fituesi merr para

11:32, 22/07/2019
A+ Aa A-

A e dinit se ekziston edhe kampionati botëror i kërmijve ku të gjithë së bashku garojnë me një numër përkatës në guaskën e tyre se kush do të mbërrijë i pari në linjën e finishit.

E gjitha zhvillohet në Congham të Britanisë së Madhe. Pronarët e kërmijve mblidhen rreth një tavoline të rrumbull me tre rrathë dhe vendosin në mes secili kërmillin e vet.

Shikuesit kuriozë vijnë nga vende të ndryshme për të ndjekur këtë eveniment të rrallë. Vija e binishit të kësaj gare është pas një ecje prej 33 cm që duhet të bëjnë këta kërmij.

Pjesëmarrësit duken shumë të entuziazmuar gjatë zhvillimit të garës e madje mbajnë edhe kapele me tentakulat tipike të kërmijve. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco