FOTO/ As i lan as i pret prej 40 vitesh flokët, i quan ‘bekim nga Perëndia’

FOTO/ As i lan as i pret prej 40 vitesh flokët, i quan ‘bekim nga Perëndia’

13:05, 17/07/2019
A+ Aa A-

Një burrë në Indi i quajtur Sakal Dev Tuddu 63 vjeç, nuk i ka prerë apo larë flokët e tij për plot 40 vjet, tani i ka thuajse 2 metër të gjatë e madje edhe i quan si një 'bekim nga Perëndia'.

Sakal Dev Tuddu, nga lagja Munger e shtetit lindor të Biharit në Indi mban flokët e tij mbledhur në krye të kokës si një çallmë.

Ai thotë se një natë, rreth 40 vjet më parë, flokët e tij u kthyen spontanisht në rasta dhe këtë gjë e mori si një bekim nga Zoti ndaj edhe vendosi as të mos i presë më dhe prej atëherë as të mos i lajë më flokët e tij.

Ai gjithashtu thotë se Perëndia e vizitoi atë në ëndërr dhe i tha të mos priste flokët një udhëzim që ai e ka respektuar që atëherë.

Gjitthashtu hoqi dorë nga pirja e duhanit si një shenjë devocioni ndaj hyjnisë së tij. Sakal Dev Tuddu njihet si një shërues tradicional dhe përgatit trajtime popullore të bëra vetë në shtëpi për çiftet të cilët e kanë shumë të vështirë të bëjnë një fëmijë. 

    Marrë nga: dailymail.co.ko-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco