Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Zhytësja filmon kandilin e detit në madhësinë e trupit të saj

VIDEO/ Zhytësja filmon kandilin e detit në madhësinë e trupit të saj

09:09, 16/07/2019
A+ Aa A-

Një kandil deti madhështor në madhësinë e një njeriu ka habitur një zhytës në brigjet jug-perëndimore të Anglisë.

Krijesa e pabesueshme - një kandil deti në formën e një fuçie - u zbulua pranë Falmouth nga biologia Lizzie Daly, e cila e përshkroi takimin si një “takim që të lë pa frymë".

"Ishte një përvojë e paharrueshme", shtoi ajo. "Unë e di se një kandil në formë fuçie është gjigant por nuk ma kishte marrë mendja në të tilla përmasa. Ishte gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë”, tha ajo.

Daly, i cili po eksploronte ujërat si pjesë e fushatës së saj "Wild Ocean Week", shtoi se kandili i detit ishte i madh sa ajo.

Ata zakonisht rriten deri në një metër dhe peshojnë deri në 25 kilogramë, sipas The Wildlife Trusts por në përmasa të tilla që shkojnë përtej 1 m është më e rrallë.

 

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco