VIDEO/ Histori frymëzuese, modele në moshën 80 vjeçare

VIDEO/ Histori frymëzuese, modele në moshën 80 vjeçare

09:14, 07/07/2019
A+ Aa A-

Modelja 84 vjeçare tregon se mosha është vetëm një numër. Ajo quhet Elena dhe është nga Varshava, Poloni. Fillimisht ka qenë një aktore. Por në moshën 80 vjeçare vendosi të bëhet modele dhe të ndjekë një tjetër drejtim në jetën e saj. Modele dhe frymëzim për dizajnerat. Tani ajo merr vazhdimisht prenotime për sete të ndryshme fotografimi. Megjithëatë edhe pse sot ajo është vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe mbase kjo gjë edhe e bezdis në disa raste ajo është e gatshme të shërbejë si një shembull frymëzimi për të moshuarit e tjerë në moshën e saj.

Rasti i dytë është i një gruaje dikur obeze e cila arriti të humbasë peshë në mënyrë drastike. Pas lindjes së 2 fëmijëve të saj ajo humbi peshë në mënyrë të konsiderueshme duke bërë vazhdimisht ushtrime fizike deri në 6 ditë të javës dhe në këtë mënyrë arriti të krijojë një trup muskuloz dhe thuajse perfekt. Madje filloi të marrë pjesë rregullisht edhe në konkurse bodybilderi ku edhe mori disa çmime.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco