FOTO/  Kërpudha që ‘rrjedh gjak’, njihuni me lulet më të çuditshme të botës

FOTO/ Kërpudha që ‘rrjedh gjak’, njihuni me lulet më të çuditshme të botës

13:34, 03/07/2019
A+ Aa A-

Ju mund të mendoni se ndodheni në skenat e një filmi kur të shikoni këto pamje dhe këto lule gjigante dhe të mrekullueshme. Por këto ekzemplarë monstruoze ekzistojnë.

MailOnline Travel ka mbushur botën për disa nga speciet bimore më të çuditshme, me petale gjigante dhe me aroma nga më të çuditshmet.

Shkoni më poshtë për të parë këto lule të mrekullueshme që ekzistojnë vërtetë poe ama që në shumë raste duken edhe të frikshme për shkak të madhësisë së tyre.

Njëra prej tyre  është jashtëzakonisht e rrallë dhe mund të gjendet në pujet e shiut, Borneo në Malajzi dhe Sumatra në Indonezi.

Lulet e kuqërremtë dhe ngjyrë kafe dalin nga sytha të mëdhenj si lakra dhe bima mund të rritet më shumë se tre metra e gjerë dhe peshon deri në 15 kilogramë.

Kur ajo lulëzon, bima jep një aromë të neveritshme që vjen sikur të ishte mish i kalbur. Kjo aromë tërheq insektet për të polenizuar bimën.

Një tjetër lule masive e gjetur në Indonezi është Titanumi Amorphophallus, e njohur gjithashtu si arum titani. Ajo mund të arrijë lartësi prej shtatë deri në 12 metra dhe peshon sa 170 kilogramë.

Lulja përbëhet nga një pistil qendror i verdhë dhe nga petale thuajse të kalbura ose më saktë që ngjajnë si të tilla. Ashtu si Rafflesia, ajo lëshon një erë të keqe për të tërhequr insektet që shpërndajnë pjalmin dhe bëjnë pjalmimin e luleve. Këto lule kanë fituar edhe pseudimin 'lulet e kufomës'.

Lulja e kufomës gjendet gjithashtu në pyjet e shiut e Sumatras perëndimore, më së shpeshti në kodrat e pjerrëta. Për ata që nuk duan një ekspeditë bimore, arum titan kultivohet në kopshte botanike në të gjithë botën. Ajo kthehet në një atraksion perfekt turistik kur çel sepse kjo gjë ndodh vetëm një herë në 10 vite. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco