FOTO/ Mundësia më e re, vizito 7 mrekullitë e botës në 31 ditë

FOTO/ Mundësia më e re, vizito 7 mrekullitë e botës në 31 ditë

14:56, 01/07/2019
A+ Aa A-

E imagjinoni një turne për plot një muaj, 31 ditë përmes të cilit mund të shikoni të gjitha mrekullitë e botës?! Kjo tingëllon absolutisht e mrekullueshme. Shumica e njerëzve do të shohin vetëm një ose dy mrekulli të botës gjatë jetës së tyre, por një udhëtim i ri po i jep aventurierëve mundësinë për të parë të gjitha në një udhëtim të vetëm dhe sigurisht kjo është një gjë që vlen të bëhet një herë në jetë.

Në ‘Go Tours’ ka nisur një festë e re 31-ditore që përfshin Colosseumin e Romës, Qytetin Rose të Petrës, Taj Mahalin, Murin e Madh të Kinës, Chichen Itza, Machu Picchu dhe Krishtin Shëlbues të Rios. Gjithashtu përfshihet një vizitë në Piramidat e Gizës dhe Sfinksit të lashtë.

Do të ketë shumë mundësi për të eksploruar rajonet përreth dhe për të mësuar gjithçka për historinë dhe kulturën lokale, pasi çdo vizitë është një turne i udhëzuar në mënyrë që të mos humbasësh asnjë nga vendet e planifikuara.

Ky udhëtim është vërtetë i mrekullueshëm dhe turi mund të bëhet me plot 7500 $ për person. Çfarë edhe nënkupton përafërsisht 200 $ në natë.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco