FOTO/ Brenda natës shtëpia 949,000 $ thuajse shembet

FOTO/ Brenda natës shtëpia 949,000 $ thuajse shembet

11:40, 01/07/2019
A+ Aa A-

Ken Pitts dhe gruaja Gail kanë jetuar në shtëpinë e tyre në Norfolk për 17 vjet dhe tani janë duke pritur me padurim për të parë se çfarë do ndodhë më pas.

Ken Pitts dhe gruaja Gail u tmerruan kur panë se shtëpia e tyre e bukur me një çati prej kashtë, ku ata kishin jetuar për plot 17 vjet, kishin zhvilluar një ngritje të çuditshme në njërin drejtim kohët e fundit.

Fqinjët kanë pohuar se vila e ndërtuar në vitet 1970 filloi të fundosej pak pasi një pjesë e themeleve kishin filluar të shembeshin në njërin drejtim për shkak të peshës.

Çifti tani është detyruar të largohet nga shtëpia e tyre në lumin Bure në Horning në Norfolk, ndërsa ata presin për të gjetur nëse shtëpia e tyre duhet të shembet apo jo. Shenjat paralajmëruese janë ngritur rreth pronës me fjalët "Rrezik, i pasigurt".

Ken tha se nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese se ana perëndimore e shtëpisë së tyre kishte filluar të fundosej dhe se gjithçka thjesht ndodhi "brenda natës", duke i lënë ata "të shkatërruar".

Ai dhe gruaja e tij refuzuan të flasin më tej dhe thanë se po punojnë me siguruesit e tyre për të gjetur një zgjidhje. 

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco