VIDEO/ ‘Burri i gjarpërinjve’ kujdeset për ta derisa shërohen

VIDEO/ ‘Burri i gjarpërinjve’ kujdeset për ta derisa shërohen

09:05, 01/07/2019

Mark Ofua, një veteriner i bazuar në Lagos, i ka kushtuar jetën e tij shpëtimit të kafshëve dhe ndarjen e njohurive mbi ruajtjen e tyre.

Ai përpiqet të kujdeset për çfarëdolloj kafshe dhe kur i gjen ato të dëmtuara i kuron dhe më pas i lëshon në lirinë e tyre qoftë edhe në botën e egër kur bëhet fjalë për gjarpërinj, ujqër apo dhelpra.

Ai thotë se të gjitha kafshët meritojnë të jetojnë në këtë Tokë. Shpëtimet e tij përfshijnë një piton, të cilin e ndihmoi duke mbajtur vezët në inkubator dhe që më pas i lëshoi të vegjlit në natyrë.

‘Shumë njerëz mendojnë se jam i çmendur dhe madje shumë nuk më afrohen fare ose nuk rrinë me mua vetëm për shkak të çfarë jam duke bërë. Unë jam një veteriner dhe mendoj se të gjitha kafshët në këtë botë e meritojnë jetën në tokë. Unë flas me to dhe i shpëtoj ato”.

Ofua gjithashtu tregon se ai i njeh shumë mirë llojet e gjarpërinjve dhe se e di mjaft mirë cili është helmues dhe cili jo ndaj edhe e di se kë lloj gjarpri duhet të mbajë në shtëpi. Gjithashtu ai këshillon se nuk duhet të bësh si trim me një gjarpër kur nuk je ekspert pasi mund të përfundojë keq. 

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco