VIDEO/ Sfida e mëngjesit: Konsumon 65 produkte në 12 minuta

VIDEO/ Sfida e mëngjesit: Konsumon 65 produkte në 12 minuta

13:28, 25/06/2019
A+ Aa A-

Adam Moran, ka arritur të fitojë me sukses një sfidë ushqimi. Ai ka vendosur një rekord të ri duke prishur një sfidë "të pamposhtur" dhe mbi të gjitha që në mëngjes, duke konsumuar 65 artikuj, në një total prej 4,000 kalorish në vetëm 12 minuta.

Shepherd's Place Farm në Nottinghamshire krijoi sfidën ushqimore, Terminator 2, një vazhdim i sfidës Terminator duke i dhënë kështu dikujt tjetër një shans të ri për të fituar vendin e parë.

Ajo përmban tetë nga të gjitha sendet tradicionale angleze të mëngjesit, duke përfshirë proshutë, salsiçe dhe vezë, shërbyer edhe me fasule.

Vitin e kaluar Mirror Online njoftoi se askush nuk kishte arritur të pastronte pjatën epike, e cila kushton vetëm 18 $, por tani një i pasionuar pas të ngrënit e ka arritur këtë rezultat në vetëm 12 minuta.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco